Diskutohet për aktivitetet e projektit të drejtësisë të USAID-it
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim udhëheqësen e projektit të drejtësisë të USAID-it në Kosovë, Geralyn Busnardo.
Gjatë këtij takimi, udhëheqësen e projektit, Geralyn Busnardo, i ka prezantuar kryesuesit Maloku aktivitetet që po ndërmerren në kuadër të realizimit të objektivave të Projektit të Drejtësisë.
Ky projekt ka për qëllim aplikimin e qasjes në drejtësi të përqendruar te njerëzit për të përmirësuar kapacitetin institucional që të sigurojë njerëzve qasje në shërbime cilësore dhe mjete të shumëfishta për të zgjidhur nevojat e tyre të drejtësisë de problemet ligjore të përditshme dhe për të gjeneruar besim më të madh të publikut në sistemin e drejtësisë dhe sundim të ligjit.
Në anën tjetër, kryesuesi Maloku, shprehu gatishmërinë që ky projekt të vazhdojë aktivitetet e veta edhe në prokuroritë e Republikës së Kosovës, me qëllimin kryesor të ngritjes së transparencës dhe ofrimit të qasjes sa më të lehtë të publikut në shërbimet prokuroriale.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që takimet lidhur me këtë projekt të vazhdojnë në drejtim të planifikimit për aktivitetet e radhës.