Diskutohet për gjendjen e sektorit të naftës në Kosovë
Sot (e enjte), do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Shoqatës të ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, “SHQNGL”.
Në këtë mbledhje pikë e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i problematikës në sektorin e naftës, ndërkaq pritët të merr pjesë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, si dhe ministrat e linjës.
Në rend të ditës në këtë mbledhje do të jetë gjendja dhe shqyrtimi i problematikës në Sektorin e naftës. “Në mbledhje marrin pjesë: Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Ministrisë së Financave, Bedri Hamza, Ministri i Transportit, Pal Lekaj, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, dhe ministrja e MMPH, Albena Reshitaj”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.