Diskutohet për harmonizimin e legjislacionit për sektorin e sigurimeve
24 shkurt 2020
| 16:02
Si rrjedhojë e rekomandimeve të dala nga tryeza e mbajtur lidhur me metodat e Zgjidhjes Alternative të Kontesteve në sektorin e sigurimeve, drejtori i Shoqatës së Sigurimeve Sami Mazreku, u takua me përfaqësueset e Programit të USAID-it Drejtësia Komerciale. “Në këtë takim u dakorduan për ndërmarrjen e hapave konkret për adresimin e rekomandimeve të dala nga tryeza e mbajtur me përfaqësuesit e sektorëve të sigurimeve dhe nevojave për përfshirjen e klauzolave të arbitrazhit dhe ndërmjetësimit në kontratat e tyre. Gjithashtu, u diskutua lidhur me aktivitetet e përbashkëta promovuese, si dhe propozimet për harmonizimin e legjislacionit përkatës që ndërlidhet me sektorin e sigurimeve”, thuhet në njoftimin e shoqatës.