Diskutohet për hartimin e strategjisë komunale për trajtimin e dhunës në familje
Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Arton Gavazi, ka pritur të mërkurën në takim, përfaqësues të OSBE-së, ku temë diskutimi ishte funksionimi i mekanizmit komunal kundër dhunës në familje, trupë kjo e themeluar vite më parë me qëllim koordinimin e veprimeve institucionale për adresimin e dhunës në familje.
Nënkryetari Gavazi pasi ka paraqitur veprimet e ndërmarra në këtë fushë është zotuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit si dhe dinamizimin e veprimeve në dobi të funksionalizimit të plotë të kësaj trupe.
Më tutje, ai ka thënë se rezultat i këtij synimi është hartimi i planit të veprimit kundër dhunës në familje si dhe hartimi i Strategjisë komunale kundër dhunës në familje, lehtësimin e mbështetje për të cilën është e gatshme ta ofrojë OSBE-ja.
(Q.R / Epoka e re)