Diskutohet për koordinimin mes qeverisë dhe KFOR-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takimin komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia.
Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla falënderuan gjeneralmajorin Ristuccia për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it, veçanërisht gjatë javëve të fundit, për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit.
Në këtë takim u bisedua për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.