Diskutohet për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Armenisë
Gjatë qëndrimit në Armeni ku po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ministri i Financave, Hekuran Murati u prit në takim nga ministri i Financave të Armenisë, Vahe Hovhannisyan.
Përgjatë këtij takimi, dy ministrat diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe thellimin e raporteve marrë parasysh ngjashmëritë mes të dyja vendeve.
U diskutua edhe për mundësinë e organizimit të vizitave të ndërsjella të delegacioneve biznesore.
Gjithashtu, ministri Murati shfrytëzoi rastin të falënderojë ministrin Hovhannisyan për mbështetjen e ofruar nga Armenia në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në përfundim të takimit, palët u dakorduan për thellim të bashkëpunimit në procesin e reformave përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira të të dyja vendeve.