Diskutohet për numrin e lëndimeve të lehta në komunikacion
Shoqata e Sigurimeve të Kosovës (ShSK), në bashkëpunime me institucionet relevante si Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, Qendra Emergjente në SHSKUK, Instituti i Mjekësisë Ligjore, si dhe anëtarë të mediave në Kosovë, kanë organizuar tryezë diskutimi me temë . “Numri alarmant i të lënduarve lehtë në aksidente të komunikacionit”.
Me këtë rast drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, ka deklaruar se Gjykatat e Kosovës s’po i sjellin të gjitha rastet e aksidenteve për autopsi.
Sipas tij, kjo është tejet shqetësuese dhe gjithmonë gjykatat arsyetohen se familja nuk dëshiron. “Kjo s’është shqetësuese pasi jo të gjitha gjykatat në Kosovë nuk i sjellin në autopësi. Shpesh ndodhë me pretekstin që nuk dëshiron familja”, ka deklaruar Gërxhaliu
Ai pos tjerash foli edhe për sigurinë në komunikacion. Sipas tij, mbi 90 përqind të rasteve të vdekjeve në komunikacion janë si pasojë e mos vendosjes së rripit të sigurisë. “Po e them me përgjegjësi të plotë 90 përind të rasteve të vdekjeve në komunikacion janë nga mos përdorimi i rripit të sigurisë”, ka deklaruar ai.