Diskutohet për organizimin e trajnimeve të gjykatëseve me ekspertë nga Kroacia
14 tetor 2019
| 15:14
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazreku, është takuar të hënën në Prishtinë me ushtruesen e detyrës së drejtorit të Institutit të Drejtësisë, Luljeta Hetemi, me të cilën ka biseduar për organizimin e trajnimeve të gjykatëseve me ekspertë nga Kroacia.
“Gjatë takimit Mazreku e Hetemi diskutuan për organizimin e trajnimeve për Gjykatës me ekspertë nga Kroacia për fushën e sigurimeve”, është bërë me dije në njoftimin e ShSK-së.
/Epoka e re/