Diskutohet për përfundimin e projekteve të ujësjellësit në Malishevë
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, kanë pritur në takim pune përfaqësuesit e CDI-së dhe “Hidroregjionit jugor”, me të cilët kanë biseduar për përfundimit e projekteve të ujësjellësve në territorin e Komunës së Malishevës.
Gjatë këtij takimi, u analizua ecuria e realizimit të projekteve, përfshi edhe projektin e ujësjellësit në Senik, ku përfshihen 13 fshatra, ku sipas “Hidroregjionit jugor”, ky sistem është në fazën e testimit të gypave të ujit dhe pas kësaj mbetet që konsumatorët të kyçen në mënyrë individuale, pasi pjesa tjetër e shtrirjes së gypave ka përfunduar.
Nënkryetari Berisha ka kërkuar nga ana e “Hidroregjionit jugor”, afate kohore për përfundimin e projekteve, pasi nevoja për furnizim me ujë të pijes është tepër e madhe dhe për këtë qëllim edhe janë bërë të gjitha ato investime, si dhe shprehi gatishmërinë e komunës, që angazhohet në pjesën e saj për futjen në punë të të gjithë ujësjellësve në fshatrat që do të përfshihen në këto sisteme.