Diskutohet për projekt-statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj
Në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur konsultim publik për projekt-statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
Në hapjen e këtij konsultimi ka marre pjesë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, dr. Kemajl Emini, Ddr. Nadire Imeri drejtoresh e QKMF-së si dhe zëvendësdrejtori Afrim Abazi.
Në hapjen e këtij konsultimi publik drejtori, dr. Kemajl Emini, ka thënë se ky konsultim publik po mbahet për herë të dytë për statutin e QKMF-së.
E nga ana tjetër dr. Nadire Imeri, ka thënë se shumica e komunave në Kosovë, veç se e kanë aprovuar një statut të tillë dhe po funksionojnë.
Të pranishmit në këtë konsultim publik ka dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre ne lidhje me këtë statut.
Ky dokument do të jetë në konsultim me publikun deri më 4 qershor.