Diskutohet për uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara

08 janar 2020 | 16:53

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazreku dhe shefi i zyrës ligjore Venhar Hana, kanë takuar nënkolonelin e Policisë së Kosovës Jeton Rexhepi, si dhe stafin mbështetës të Divizionit të Komunikacionit Rrugor pranë Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, Mazreku, ka njoftuar se në këtë takim palët kanë diskutuar në lidhje me vazhdimin e bashkëpunimit dhe organizimin e kampanjave të përbashkëta lidhur me: uljen e numrit të mjeteve motorike të paregjistruara/pasiguruara në qarkullim rrugor, shpërndarjen e broshurave të ndryshme lidhur me rritjen e vetëdijesimin e qytetarëve për zvogëlimin e aksidenteve në trafik, si dhe iniciativat për ndryshimin e Ligjit për Automjete. “Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku dhe Shefi i Zyrës Ligjore Venhar Hana kanë takuar Nënkolonelin e Policisë së Kosovës Jeton Rexhepi si dhe stafin mbështetës të Divizionit të Komunikacionit Rrugor pranë Policisë së Kosovës. Në takim, palët kanë diskutuar lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit dhe organizimin e kampanjave të përbashkëta lidhur me: uljen e numrit të mjeteve motorike të paregjistruara/pasiguruara në qarkullim rrugor, shpërndarjen e broshurave të ndryshme lidhur me rritjen e vetëdijesimin e qytetarëve për zvogëlimin e aksidenteve në trafik, si dhe iniciativat për ndryshimin e Ligjit për Automjete”, ka shkruar Mazreku, duke shtuar se palët janë pajtuar për organizimin e ngjarjeve si më sipër në çdo kuartal, ndërsa për çështje të tjera të rëndësisë së njëjtë do të ketë edhe takime dhe diskutimeve edhe në ditët në vijim.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Oto John është prezantuar sot si lojtar i Prishtinës.…