Diskutohet për veprat penale kundër dhunës në familje
Me ftesë të koordinatores për veprat penale kundër dhunës në familje nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Sevdije Morina, është mbajtur takim në mes koordinatorëve për këto vepra penale nga të gjitha prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim u diskutua për problemet dhe sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen prokurorët e shtatit në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me veprat penale kundër dhunës në familje.
Ndër të tjera u diskutua për sigurimin e provave të mjaftueshme, tërheqjen e deklaratave të viktimave në shqyrtim dhe për pamundësinë ligjore për tu mbështetur në deklaratat e mëhershme.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mungesën e kapaciteteve në Institutin e psikiatrisë forenzike dhe zvarritjen e ekspertizave.
Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Prishtinë të gjithë prokurorët koordinatorë u zotuan që do të vazhdojnë me përkushtim edhe më të madh, me urgjencë dhe me efikasitet të trajtojnë të gjitha rastet që ndërlidhen me veprat penale kundër dhunës në familje.