Diskutohet vendimi i presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës

27 nëntor 2024 | 12:31

Në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryesuar nga kryetari Bekë Berisha, u shqyrtua vendimi i Presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Fillimisht, kryesuesja e grupit të punës për amendamentim të këtij ligji, Shqipe Mehmeti-Selimi dha sqarimet e nevojshme rreth procedimit të ligjit, duke paraqitur në vijim edhe detaje dhe arsyetime nga presidentja dhe vërejtjet e caktuara të saj për këtë ligj.

Pas një diskutimi të gjerë të anëtarëve rreth procedimit të mëtejme të kësaj çështje, Komisioni u dakordua që të marrin opinion ligjor dhe interpretim të Rregullores për këtë nga Komisioni për Legjislacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Phoenix Suns mposhti Lakersat. Në sfidën më të…