Dislokohen në Kosovë edhe pesë xhandarë nga Franca
15 dhjetor 2023
| 12:23
Pesë xhandarë të Xhandarmërisë së Francës do të dislokohen nesër (e shtunë) në Kosovë si kontribut i Forcës së Xhandarmerisë Evropiane (EUROGENDFOR) për Njësinë e tanishme të policisë së specializuar rezervë të EULEX-it (NjPSR).
Përmes një njoftimi, EULEX-i ka theksuar se dislokimi i tyre do të kontribuojë për informimin e misionit mbi situatën.
Franca edhe më herët ka dislokuar në Kosovë xhandarë. EULEX-i ka njoftuar më herët se prurja e kësaj njësie në Kosovë,do të rrisë më shumë sigurinë.
NjPSR-ja përbëhet prej 24 karabinierëve italianë dhe 20 zyrtarëve lituanezë të sigurisë publike.