“Disney” planifikon t’ua ndërpresë pagat 43 mijë punëtorëve
Kompania “Walt Disney World” ka planifikuar t’ua ndërpresë pagat 43 mijë punëtorëve në atë që po cilësohet si vala më e madhe e lirimit nga puna që nga mbyllja e parkut në mesin e muajit mars për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Punëtorët do t’i gëzojnë përfitimet mjekësore, dentale dhe të sigurimit jetësor gjatë kohës së pushimit të detyrueshëm ose për një periudhë deri në një vit.
Rreth 200 punëtorë do ta vazhdojnë punën në mënyrë që të kryhen detyrat thelbësore për mirëmbajtjen e parkut.
Me 77 mijë punëtorë, kompania “Disney World” është punëdhënësi më i madh me një njësi të vetme, shkruan “Daily Mail”, transmeton Express.
Më parë, udhëheqësit e kompanisë kanë arritur marrëveshje me përfaqësuesit e punëtorëve në sektorin e sigurisë dhe muzikantëve për pushimin e detyrueshëm.