![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/11/xhudo-1.jpg)
Distria dhe Majlinda, të arta në Uzbekistan
09 nëntor 2018
| 14:09
Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë, pasi arriti fitore në finalen e Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit ndaj Eva Csernovski të Hungarisë.
Distria e ka mundur hungarezen me ippon pasi që më parë hungarezja shkaktoi tri ndërhyrje të parregullta derisa Distria kishte edhe një vazari.
Medaljen e artë e ka fituar edhe Majlinda Kelmendi, e cila në finale e mposhti Evelyne Tschopp me ippon. Kosova mund ta fitoj edhe medaljen e tretë të artë, nëse triumfon Nora Gjakova.
/Epoka e re/