Distria dhe Nora arrin në finale
26 prill 2018
| 17:27
Sukseset e xhudisteve nga Kosova në Kampionatit Evropian që po mbahet në Tel Aviv po vazhdojnë.
Distria Krasniqi është kualifikuar në finale, pasi në gjysmëfinale e mposhti turken Irem Korkmaz duke e eliminuar pas tri ndëshkimeve. Në finale, Krasniqi përballet me rusen Natalia Kuziutina.
Në finale është kualifikuare edhe Nora Gjakova, ku përballë do ta këtë gjermanen Theresa Stoll.