Distria dhe Nora, të arta në Antalya; Fjolla, e argjendtë
06 prill 2018
| 17:19
Xhudistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë rrëmbyer medaljet e arta në Grand Prix të Antalyas në Turqi.
Krasniqi në finale e mposhti britaniken, Chelsie Giles, të cilën e dominoi pothuajse gjatë tërë meçit. E suksesshme në këtë garë doli edhe Nora Gjakova e cila në finale e kategorisë 57 kilogramë, e mposhti japoneze, Jandi Kim me ippon.
Sukses në garën e Antalyas arriti edhe xhudistja e tretë nga Kosova, Fjolla Kelmendi. Kjo e fundit e ftoi medaljen e argjendtë në kategorinë 48 kilogramë.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)