Distria do të ketë punë me garuesen serbe në të tetën e finales së Evropianit të xhudos

23 prill 2025 | 12:17

Distria Krasniqi ka kaluar pa luftë në të tetën e finales së Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

E garuesja kosovare në këtë fazë do të ketë punë me garuesen serbe, Milica Nikolic në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Nikolic në rrethin e parë e kaloi garuesen ruse, Karina Efimova.

Distria Krasniqi synon ta fitojë këtë meç, por edhe krejt këtë kompeticion për t’u shpallur kampione e Evropës.

Kurse, garuesja tjetër kosovare, Laurine Gashi, po ashtu në kategorinë deri në 52 kilogramë, u ndal në meçin e parë pasi u mposht nga portugezja Raquel Brito.

E tash, Kosova i ka krejt shpresat tek kampionia olimpike, Distria Krasniqi.

Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të garojnë nesër në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi spanjoll AS publikoi renditjen e La Ligas si do…