Distria e Akili, në gjysmëfinale të Grand Slam Paris
01 shkurt 2025
| 15:03
Në Paris është duke u mbajtur një nga garat më të mëdha të vitit – Grand Slam Paris në xhudo.
Në këtë garë, nga Kosova po marrin pjesë pesë xhudistë: Distria Krasniqi (-52 kg), Erza Muminoviq (-52 kg), Nora Gjakova (-63 kg), Akil Gjakova (-73 kg) dhe Dardan Cena (-73 kg).
Garat tashmë kanë nisur dhe Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale.
Në çerekfinale ajo mposhti Ayumi Leiva Sanchez nga Spanja.
Në fazë të njëjtë ka mbërritur edhe Akil Gjakova, i cili në çerekfinale mposhti Rashid Mammadaliyev nga Azerbajxhani.