Distria e argjendtë në Hungari
12 korrik 2019
| 17:36
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja Krasniqi u mposht në finale nga japonezja Funa Tonaki, pas shënimit të artë, kategoria -48 kilogramë.
Distria fitoi tri luftëra, ndërsa një e kaloi pa luftë. Ajo fitoi 490 pikë të reja Olimpike për Tokio 2020.
Pas pak, Majlinda Kelmendi, lufton për medaljen e bronztë, ndërsa Nora Gjakova për të artën.