Distria e artë, ky është reagimi nga Ministria e Sportit
29 qershor 2022
| 18:46
Distria Krasniqi i ka sjell Kosovës medaljen e parë të artë nga Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Pas këtij suksesi ka reaguar Ministria e Sportit e cila ka uruar Distrian, Federatën e Xhudos dhe gjithë qytetarët e Kosovës.
Reagimi i MKRS-së:
Medalje e artë për Kosovën ??????
Krenari pa fund. Distria jonë përsëri e artë.
Xhudistja i ka sjell Kosovës medaljen e parë, dhe atë të artë nga Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Ajo mundi në finale kroaten, Ana Viktorija, Puljiz.
Urime Distrias, Federatës së Xhudos së Kosovës dhe gjithë Kosovës.