Xhudistja e Kombëtares sonë, Distria Krasniqi, ka rrëmbyer medaljen e artë në garën e rëndësishme “Masters” që po mbahet në Jerusalem të Izraelit.
Distria në finale mposhti britaniken Chelsie Giles, duke i siguruar një tjetër medalje Kosovës.
Xhudistja jonë menaxhoi me mjeshtri finalen, duke e mposhtur britaniken Giles.
Një tjetër sukses i madh për shtetin e Kosovës në fund të këtij viti, edhe një medalje artë nga gara e madhe “Masters”.
Kujtojmë se Distria eliminoi amerikanen Delgado, pastaj spanjollen Perez, derisa në gjysmëfinale e mposhti Pupp nga Hungaria.