
Distria fantastike, shkon në finale dhe e siguron medaljen evropiane
Distria Krasniqi po tregohet fantastike në Kampionatin Evropian të xhudos.
Kampionia olimpike po i rrah një nga një kundërshtaret dhe kështu e siguroi kualifikimin në finale të evenimentit që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
“Disi” ia doli ta mposht me mjeshtri në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler, të cilën e hodhi në tatami me Ippon fantastik, për ta siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë evropiane.
Paraprakisht, Krasniqi e mposhti në çerekfinale holandezen Naomi Van Krevel.
E më herët, garuesja kosovare në të tetën e finales me lehtësi e kishte eliminuar serben Milica Nikolic, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në finale, Distria do të përballet me italianen Odette Giuffrida.