Distria kalon në çerekfinale të Grand Slamit të Tbilisit
22 mars 2024
| 11:16
Distria Krasniqi ka prekur çerekfinalen në Grand Slamin e Tbilisit.
Kampionia Olimpike në xhiron e tretë mposhti me Wazaari, holandezen Naomi Van Krevel, në kategorinë deri në 52 kg.
Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, rusen Iana Zhilkina.
Në çerekfinale ajo takohet me garuesen nga Spanja, Ariane Toro Soler.