Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kualifikohen në çerekfinale

03 nëntor 2023 | 13:32

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës. Kampionia olimpike e mundi me IPPON xhudisten kroate, Ana Viktorija Puljiz.

Në çerekfinale kualifikohet edhe Nora Gjakova. Kampionia olimpike në raundin e dytë pati punë me polaken, Arleta Podolak. Gjakova kaloi tutje, pasi Podolak mori tri penalizime, të cilat e diskualifikuan nga gara.

Në çerekfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova do të përballet me xhudisten gjermane, Pauline Starke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i…