Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kualifikohen në gjysmëfinale
27 qershor 2018
| 11:53
Xhudistja Distria Krasniqi i nis me fitore garat e xhudos në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.
Ajo e mposhti me Ippon spanjollen, Isabel Perez, në kategorinë -52 kilogramë. Distria u kualifikua në gjysmëfinale, ashtu sikurse edhe Nora Gjakova.
Norës i kanë mjaftuar vetëm një minutë, për ta mposhtur me Ippon kroaten, TenaSikiq, në çerekfinalen e garave të xhudos, kategoria -57 kg.
Në gjysmëfinale, Nora takohet me tunizianen, Ghofran Khelifi, e cila mundi Priscilla Gnetton. Raundin e parë, Nora, e kishte kaluar pa luftë.