Distria Krasniqi: Do të fitojmë medalje edhe në Paris   

02 gusht 2021 | 21:29

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Krasniqi në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka thënë se është mirënjohëse për pritjen që i është bërë dhe ka falënderuar të gjithë popullin shqiptar për përkrahjen që i është dhënë tërë kohën sa ishte në Tokio.

“Jam mirënjohëse për këtë pritje kaq të ngrohtë. Ju kisha falënderuar gjithëve, sidomos popullit shqiptar që na ka mbështet vazhdimisht. Shpresojmë që s’kemi me mbet vetëm me këto tri medalje, por nga Parisi shpresojmë me u kthy me ma shumë”, ka thënë ajo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës arrestoi sot (e hënë) një 48-vjeçar me…