Distria Krasniqi e argjendtë në Kampionatin Evropian

03 nëntor 2023 | 18:19

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Montpellier të Francës.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria pësoi humbje në finale të këtij evropiani nga xhudistja franceze, Amandine Buchard.

Ndërkaq, deri te medalja e argjendtë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti kroaten, Ana Viktorija Puljiz, kurse në çerekfinale fitoi kundër xhudistes nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.

Distria vazhdoi me fitore edhe në gjysmëfinale, duke e mposhtur italianen Odette Giuffrida, kurse në finale u mposht nga francezja Buchard

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey…