Distria Krasniqi, e artë në Grand Slamin e Parisit
02 shkurt 2024
| 19:00
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit.
Xhudistja kosovare në finale mposhti britaniken, Chelsie Giles, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Krasniqi këtë përballje e fitoi me uazari.
Për të ishte kjo mbrojtje e medaljes së fituar vitin e kaluar. Sukses të njëjtë kishte arritur edhe më 2020.