Distria Krasniqi e artë në Turqi
05 prill 2019
| 16:29
Xhudistja Distria Krasniqi ka triumfuar në finale ndaj Otgontsetseg Galbadrakh, dhe në këtë mënyrë ia ka siguruar Kosovës medaljen e artë në Grand Prixin e Turqisë.
Krasniqi ishte xhudistja e vetme nga Kosova që mori pjesë në këtë Grand Prix, kurse pa problem e mposhti në finale garuesen nga Kazakistani.
Distria në rrugën deri në finale i mposhti Yuyeong Kan dhe serben Andrea Stojandinov, derisa kjo është medalja e dytë për Krasniqin në këtë vit, pasi të parën e fitoi në Grand Slamin e Parisit.
/Epoka e re/