Distria Krasniqi e Laura Fazliu ngrihen në ranglistën botërore të xhudos

12 mars 2025 | 14:49

Pas medaljeve që i fituan në Grand Prix në Austri, xhudistet Distria Krasniqi e Laura Fazliu janë ngritur në ranglistën botërore. Distria është e dyta në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa ishte e treta. Kampionia olimpike, Diyora Keldiyorova e Uzbekistanit është e para.

Ndërkohë Laura Fazliu është ngritur prej pozitës së katërt në të tretën në kategorinë deri 63 kilogramë. Holandezja Joanne Van Lieshout dhe sllovenja Andreja Leshki janë më lart se Laura. Ajo e ka kaluar legjendën franceze, Clarisse Agbegnenou.

Javën e kaluar, Distria fitoi medalje të argjendtë, ndërsa Laura të bronztë. Me sukses u janë shtuar pikët në ranglistë dhe rrjedhimisht u është përmirësuar edhe pozita.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lirije Pajaziti shpall të pavlefshme Licencën e Punës të lëshuar…