Distria Krasniqi e mposht me lehtësi garuesen serbe, marshon drejt medaljes evropiane

23 prill 2025 | 12:31

Distria Krasniqi e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian të xhudos.

Garuesja nga Kosova e ka mposhtur pa problem në të 16-ën e finales garuesen serbe, Milica Nikolic, e cila i bëri tri gabime.

“Disi” e ka dominuar luftën dhe në fund fitoi me plot meritë për t’u kualifikuar në çerekfinale të Evropianit, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Kampionia olimpike synon të shpallet kampione evropiane sot.

Kurse, garuesja tjetër kosovare, Laurine Gashi, po ashtu në kategorinë deri në 52 kilogramë është ndalur në meçin e parë pasi është mposhtur nga portugezja Raquel Brito.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur disa institucione që funksiononin sipas…