Distria Krasniqi e vendos flamurin e Kosovës mbi atë të Serbisë

09 nëntor 2018 | 14:30

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në garën ndërkombëtare Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar një fotografi në të cilën shihet flamuri i Kosovës duke valuar mbi atë të Serbisë, garuesja e të cilit shtet fitoi medaljen e bronztë.

“Flamuri ynë duke valuar lart në Tashkent të Uzbekistanit. Faleminderit #DistriaKrasniqi. Xhudistja jonë fitoi medaljen e artë”, është shkruar në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës në “Facebook”.

https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/photos/a.490666694338708/2359735527431806/?type=3&eid=ARDV24mQZeLS_xz1FSXs3D26aRe8m_zEhPhCycE2pwAf53QTosQxFhxesb3-Ugj6gR3X9cG3eIck4l82&__xts__%5B0%5D=68.ARDj4Pqsu1HP0KpzI1vLk4dl8192OoIj7ahkidalpYpjFRuyTtwqQYbMuQe4ZyxMDaTCxrVA5Thm2JV5MTNRBeRrPtRKlsmI8U5b9xqT2M4o6LSE03thdg5UE10dd1d4M94YI5EHnrOKh6gdMLY437ifEZyoN04bJ2-9pNzbrsn2BJnAVMul0cQWS3qGZtixxU_Dk4Tcl61c92BIectg-8kgvGY&__tn__=EHH-R

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…