Distria Krasniqi e zbret nga froni Daria Bilodidin

22 dhjetor 2020 | 17:46

Kampionia aktuale botërore e kategorisë -48 kg, Daria Bilodid, është rrëzuar nga froni i më të mirës, nga xhudistja e Kosovës Distria Krasniqi.

Dy herë fituesja e “IJF World Masters” do të jetë në kërkim të titullit të saj të tretë në Doha në muajin e ardhshëm, por tani për tani ajo mund ta shijojë mbretërimin e saj në kategorinë -48 kg. Sidomos pas një paraqitje të jashtëzakonshme në “Grand Slam” të Budapestit, i cili ishte turneu i parë i mbajtur që para pandemisë.

Krasniqi është shprehur e gatshme për t’u rikthyer drejt garave, veçanërisht pas fitimit të medaljes së artë në “Paris Grand Slam” dhe pas marrjes së epitetit si më e mira e kategorisë -48 kg. Tani ajo nuk do të jetë e vetme, pasi që në kategoritë e lehta e ka edhe kampionen e botës në kategorinë -52 kg, Majlinda Kelmendin, dhe Kosova do t’i ketë shanset e mëdha për t’u kthyer me dy medalje të arta nga garat e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka publikuar masat e reja anti-Covid, të…