Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në Paris
10 shkurt 2018
| 20:18
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin më të rëndësishëm në xhudo që po mbahet në Paris, pasi e ka mposhtur xhudisten japoneze Natsumi Tsunoda.
Distria dominoi plotësisht në këtë duel me japonezen në kategorinë deri 52 kg, duke fituar me wazzari. Kjo është medalja e parë e bronztë për Distrian, përkatësisht e dyta në këtë fillim viti, pasi ajo e fitoi të argjendtën në muajin e kaluar në turneun Grand Prix në Tunizi.
Ndërkohë, Akil Gjakova tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë, por do të luftojë edhe për të arten në finale.