
Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Baku
22 shtator 2023
| 15:35
Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Bakut në Azerbajxhan në kategorinë deri në 52 kilogramë, ku paraqiten 452 xhudistë nga 61 shtete të ndryshme.
Kosova ka siguruar tashmë medaljen e parë në Grand Slamin që po mbahet në Baku.
Në finale, Distria ishte e pafat, duke u mposhtur në “golden spore” pas tri gabimeve nga japonezja Kisumi Omori.
Në luftën e parë, Distria mposhti me ‘waza-ari’ brazilianen Jessica Pereria, ndërsa në çerekfinale ajo triumfoi ndaj marokenes Soumiya Iraoui. Në gjysmëfinale, pejania mori një fitore të madhe ndaj italianes Odette Giuffrida.