Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Portugali

28 janar 2022 | 20:00

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, e ka nisur vitin 2022 si kampione. Ajo e ka fituar medaljen e artë në garën Grand Prix që po mbahet në Portugali.

Në finale ajo e mposhti me ippon kroaten Ana Viktorija Puljiz.

Krasniqi ka zhvilluar garën në kategorinë 52 kilogramë dhe ka shënuar katër fitore për të marrë medaljen e artë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka reaguar pas deklaratës së djeshme të…