Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Budapest
10 gusht 2018
| 18:12
Xhudistja Distria Krasniqi nuk ka arritur të kalojë në finale të Grand Prixit që po mbahet në Budapest të Hungarisë, pasi është mposhtur në këtë fazë të garës nga xhudistja japoneze, Hiromi Endo.
Megjithatë, lufta e Distrias ishte maratonike, pasi u mposht vetëm në fund të takimit në kategorinë deri në 48 kg. Distria pas kësaj humbje u dashtë të luftojë për medaljen e bronztë ndaj xhudistes belge Sophie Anne Jura.
Në këtë garë për medaljen e bronztë, Krasniqi ishte superiore, duke arritur ta fitojë ndeshjen. Kështu, në Grand Prix të Budapestit Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë duke treguar edhe një herë që Kosova duhet të mburret me xhudon.