Distria Krasniqi: Krenare që e sjelli në Kosovë këtë arritje të jashtëzakonshme

30 korrik 2024 | 15:46

Xhudistja Distria Krasniqi ka folur pasi e mori medaljen e argjendtë në Olimpiadën e Parisit. Krasniqi u shpreh krenare me arritjen e saj dhe me përfaqësimin e Kosovës në këtë edicion, tre vjet pasi rrëmbeu të artën në Tokio.

“Ky rrugëtim ka qenë me sakrifica te panumërta, punë dhe përkushtim por gjithçka ja vlejti në fund. Jam shumë krenare që përfaqësoj vendin tim dhe të sjell këtë arritje të jashtëzakonshme në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.

“Një falënderim i madh për trajnerin tim të mrekullueshëm, ekipin, familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe besimin në mua. Mbështetja juaj ka qenë forca ime shtytëse. Kjo medalje e argjendtë është e veçantë pasi është medalja ime e dytë Olimpike, e para në ‘Tokyo 2020’ e fituar ne një kategori tjetër”, ka shtuar Krasniqi.

“Jam shumë e lumtur që arrita në finalen olimpike edhe një herë dhe mirënjohëse për mundësinë për të garuar në nivelin më të lartë. Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm”, ka përfunduar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes konferencës për medie Demokraci Plus (D+) ka prezantuar gjetjet…