![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/distria-krasniqi.jpg)
Distria Krasniqi kualifikohet në çerekfinale
03 qershor 2022
| 11:11
Distria Krasniqi ka arritur fitoren e parë në Grand Slamin e Tbilisit. Kampionia olimpike triumfoi në raundin e dytë ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba, duke fituar në Golden Score me një waza-ari.
Në çerekfinale ajo do ta presë xhudisten holandeze, Naomi Van Krevel.
Grand Slami i Tiblisit ka filluar sot dhe do të zgjasë deri më 5 qershor. Në këtë kompeticion, nga Kosova është duke garuar vetëm Distria Krasniqi.