Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale
15 korrik 2022
| 13:51
Distria Krasniqi po tregon formë fantastike në Grand Prix e xhudos që po mbahet në Zagreb.
Krasniqi mposhti mongolezen Khorloodoi Bishrelt me IPPON, duke e arritur gjysmëfinalen e këtij turneu.
Paraprakisht, në raundin e dytë, Distria Krasniqi mposhti me IPPON xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye.
Ndërkohë, në raundin e parë e kaloi lehtësisht xhudisten qipriote, Sofia Asvestan.