Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian
25 prill 2024
| 15:00
Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudistja pejane e eliminoi kroaten Ana Viktorija në çerekfinale për t’u plasuar në mesin e katër më të mirave evropiane në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Krasniqi rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti ukrainasen Anna Borodina. E në gjysmëfinale, kampionia olimpike do të ketë punë me spanjollen Ariane Toro Soler.
Garuesja tjetër kosovare, Flaka Loxha u eliminua qysh në rrethin e dytë, pasi të parin e kaloi pa luftë, pasi u mposht nga kroatja Tihea Topoloveç.