
Distria Krasniqi lufton për medaljen e bronztë
16 nëntor 2018
| 14:53
Distria Krasniqi është një fitore larg medaljes së bronztë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Hagë të Holandës.
Xhudistja jonë po e kërkon të bronztën përmes repesazhit, kategoria -48 kg. Ajo shënoi deri më tani tri fitore dhe një humbje. Në çerekfinale u mposht nga japonezja, Aya Sakagami. Në repesazh fitoi me Ippon ndaj rumunes, Monica Ungureanu.