Distria Krasniqi: Majlinda me punën e saj ka bërë të besojmë se gjithçka është e mundur
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi është shprehur jashtëzakonisht e gëzuar që i ka sjellë Kosovës medaljen e artë olimpike. Sipas saj, Majlinda Kelmendi me punën e saj ka bërë me besuar që gjithçka në jetë është e mundur.
Distria i ka falënderuar të gjithë për pritjen e ngrohtë që u është bërë kampioneve të xhudos në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
“Falënderoj shumë për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Po ndihem shumë e gëzuar qe i kam sjell Kosovës medaljen e artë olimpike. Majlinda me punën e saj më kanë bërë me besuar që gjithçka në jetë është e mundur dhe kam punuar fort dhe sot jam para jush si kampione olimpike. Ajo pati edhe një mesazh për të rinjtë kosovar. “Ju kisha inkurajuar të gjithëve me punuar shumë për ëndrrat e tyre se gjithçka është e mundur. T’i gëzojmë këto medalje olimpike të gjithë së bashku”, ka thënë Krasniqi.