Distria Krasniqi ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën

08 maj 2023 | 15:44

Distria Krasniqi është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Doha të Katarit.

Me tri fitore, kampionia jonë olimpike, Distria Krasniqi, arriti në gjysmëfinale (-52 kg) të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha.

Aty ajo u mposht nga kampionia olimpike Tokio 2020, japonezen, Uta Abe. Kjo është hera e tretë që Krasniqi mposhtet nga japonezja në garat ndërkombëtare.

Tani, xhdusitja kosovare do të luftojë për medaljen e bronztë. Distria në çerekfinale e eliminoi koreanen Seyun Jang. Ajo e kishte kaluar xhiron e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi gjermanen Mascha Ballhaus. E në atë të tretë mposhti belgën Amber Ryheul para se të triumfonte edhe në çerekfinale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Philadelphia barazon 2-2 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Bostonit, pas…