Distria Krasniqi pëson humbje nga Daria Bilodid
20 shtator 2018
| 11:23
Distria Krasniqi nuk arriti të kalojë ukrainasen shtatlartë, Daria Bilodid, e cila po e dominon kategorinë 48 kilogramë.
Krasniqi u mposhtë me një ‘waza-ari’ në raundin e dytë të Kampionatit Botëror të xhudos, “Baku 2018”. Me një fitore në botëror, Distria fitoi 200 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Të shtunën në “Baku 2018” garojnë Akil (-73 kg) dhe Nora Gjakova (-57 kg), kurse Loriana Kuka (-78 kg) garon të martën.