Distria Krasniqi, rikujton medaljen e argjendtë dhe gabimet në ‘Parisi 2024’

17 janar 2025 | 16:46

Distria Krasniqi e ka rikujtuar edhe njëherë kohën kur e fitoi medaljen e dytë olimpike, të argjendtën në Olimpiadën e Parisit, duke vlerësuar edhe gabimet që asaj i mohuan medaljen e artë.

Xhudistja kosovare ishte njëra nga dy sportistet që morën medalje olimpike në sportin e xhudos, në “LO Parisi 2024”.

Ajo ishte favorite edhe në Kosovë por edhe nga komuniteti i xhudos për të fituar një nga dy medaljet e para në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke u bërë xhudistja e vetme kosovare me dy medalje olimpike, në dy Olimpiada të ndryshme.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës së evropiane të xhudos EJU.net, Krasniqi ka folur për triumfin, por edhe qysh gaboi në gjysmëfinale.

“Zakonisht jam kështu, mund ta menaxhoj veten dhe ndjenjat e mia. Në Lojërat e mia të para Olimpike kujtoj se i thashë trajnerit tim që nuk më dukej si Lojëra Olimpike, kisha këtë ndjenjë se ishte vetëm si një Grand Prix ose Grand Slam dhe thjesht po e shijoja. Kisha të njëjtën ndjenjë edhe në Paris, por kur erdhi gjysmëfinalja, isha vërtet e përqendruar, dhe pastaj finalja erdhi shumë shpejt. Ajo erdhi pas vetëm dhjetë minutash ose diçka të tillë, nuk isha e përqendruar fare, isha e lodhur dhe isha më e qetë se sa duhet të isha! kishim rreth tre orë pushim para gjysmëfinales, dhe për mua, mendoj se e luftova si finalen. Ndoshta kjo ishte gabimi që bëra në këtë Olimpiadë, por e dini, ajo gjysmëfinale ishte shumë e rëndësishme.”

Pavarësisht nga rezultati përfundimtar, Krasniqi arriti të ngjitet në majën e një kategorie të re peshe dhe të arrijë në një tjetër finale Olimpike, që vetë është një arritje kolosale.

“Isha kaq e përqendruar deri atëherë dhe pastaj e kuptova se duhej të shkonte menjëherë për finalen. Doja shumë të luftoja kundër Uta Abe, në finale sepse isha përgatitur shumë për të dhe gjithashtu, mendoj se isha përgatitur më shumë për të se sa për të tjerët dhe kjo nuk ishte mirë, duhet të kisha qenë e përgatitur në mënyrë të barabartë për të gjithë. E ëndërroja këtë duel çdo natë, një finale me Abe. Vërtet doja të përgatitesha më shumë për të sepse ajo nuk ishte e renditur, mund të ishte edhe lufta ime e parë!”.

Kthimi në shtëpi në Kosovë ishte një përvojë ndryshe këtë herë, duke luftuar kundër zhgënjimit, por ajo u ndihmua nga ekipi i saj.

“Në fillim nuk isha shumë e lumtur për medaljen e argjendtë, por pasi fola me trajnerin dhe ekipin tim, ata më bënë të kuptoj se kam marrë medaljen time të dytë dhe askush në Kosovë nuk ka dy medalje Olimpike. Në Kosovë të gjithë ishin të lumtur, por pas Tokyos, mendoj se ata janë mësuar vetëm me medalje ari! Argjendi dhe bronzi janë të mira sigurisht, por ata ende po na prisnin të festonim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka…