Distria Krasniqi shkon në finale të Grand Slam Tbilisit
03 qershor 2022
| 13:31
Sot është ndeshur Distria Krasniqi (-52 kg) dhe ka arritur në finale të Grand Slam Tbilisi në Gjeorgji.
Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari në vazhdime brazilianen Maria Taba.
Distria në çerekfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon holandezen, Naomi Van Krevel.
Në gjysëmfinale Krasniqi mposhti me tre dënime për Ippon garuesen nga Franca, Astride Gneto.
Distria në finale takohet me hungarezen Reka Pupp.