Distria Krasniqi shkon në gjysmëfinale, Nora Gjakova do ta kërkojë medaljen përmes repasazhit

20 dhjetor 2022 | 13:47

Distria Krasniqi ka shkuar në gjysmëfinale të Mastersit të Jeruzalemit, i cili po mbahet në Izrael.

Xhudistja kosovar në xhiron e parë ishte e lirë, kurse në të dytën e mposhti në vazhdime me 3 dënime për Ippon amerikanen Angelica Delgado.

Në çerekfinale, kampionia olimpike me dy Wazaari për Ippon e eliminoi spanjollen, Ana Perez Box në kategorinë deri në 52 kilogramë. E në gjysmëfinale, xhudistja më e mirë kosovare do të ketë punë me hungarezen, Reka Pup.

Ndërkohë, Nora Gjakova (-57kg) në xhiron e parë ishte e lirë, e në xhiron e dytë mposhti me Ippon polaken, Julia Kowalczyk. Gjakova në çerekfinale humbi me Wazaari nga francezja, Sarah Leonie Cysique. Nora në repasazh ndeshet kundër britanikes, Lele Nairne.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E-PROJECT SH.P.K shpall të humbur certifikatën e biznesit me numër…